Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Përzgjidhet goli i vitit në Angli, e kanë pësuar kampionët (Video)

Kampionati më i fortë i futbollit në planet ka finalizuar një sezon elektrizues me gola spektakolarë dhe emocione të shumta. Por, në bazë të votimeve të bëra, ishte një rrjetë mbi të tjerat ajo që ka spikatur dhe ka merituar çmimin si më e mira e vitit.

Anësori i Crystal Palace, Andros Townsend mori vlerësimin e golit të sezonit në Premier League për perlën ndaj Manchester City. Futbollisti i skuadrës së “Shqiponjave” shënoi të dytin në fitoren befasuese të miqve në “Etihad Stadium”. Kjo ishte hera e vetme që skuadra e trajnerit Guardiola humbi në shtëpi. 10 gola të bukur ishin përzgjedhur nga tifozët dhe një panel ekspertësh futbolli.

Mes atyre më të pëlqyer ishte gjithashtu dhe finalizimi i Eden Hazard në derbin e Londrës kundër West Ham, si dhe goli i Vincent Kompany që firmosi fitoren e Manchester City kundër Leicester e që i hapi rrugë titullit kampion.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...