Connect with us

Hi, what are you looking for?

Gjermani

Pesë emra të rinj te Gjermania, mes tyre edhe sulmuesi nga Kosova

Pesë emra të rinj te Gjermania
Pesë emra të rinj te Gjermania

Pesë emra të rinj te Gjermania, e cila do të rikthehet në fushë, pas zhgënjimit në Botërorin e Katarit, teksa trajneri Hansi Flick ka ndarë mendjen për futbollistët që do të grumbullojë për dy miqësoret e fund-marsit.

Tekniku ka grumbulluar plot 5 futbollistë për herë të parë, mes të cilëve edhe sulmuesin me origjinë nga Kosova, Mërgim Berisha, i cili po bën mjaft mirë me Augsburgun.

Emrat e tjerë që vijnë për herë të parë në Kombëtaren e parë, janë mbrojtësi i Stuttgartit Josha Vagnoman, ai i Borussia Dortmund Marius Wolf dhe sulmuesit e Brentford e Wolfsburg, Kevn Schade e Nmecha.

Lexo edhe:

Gjermania do të luajë miqësoren e parë ndaj Perusë më 25 mars dhe tri ditë më vonë do të matë forcat me Belgjikën, në një tjetër përballje miqësore. Kujtojmë që gjermania është e kualifikuar direkt në Euro 2024, si vend organizator i kompeticionit.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mjaft i dëshpëruar u shfaq trajneri Sylvinho në intervistën për SuperSport, pas humbjes minimale në Poloni. Trajneri brazilian nuk i kurseu komplimentet për atë...

Premier League

Tottenham shkarkon Conten. Lajmi ishte në ajër prej ditësh por mbrëmjen e të dielës ka ardhur edhe zyrtarizimi i prishjes së bashkëpunimit mes palëve....

Euro 2024

Shqipëria e nis me humbje edicionin e ri të kualifikueseve të Euro 2024, duke u mundur minimalisht 1-0 në Varshavë. Një gol i shënuan...

Euro 2024

Kombëtarja shqiptare do të nisë rrugëtimin drejt Gjermani 2024 përballë Polonisë në Varshavë.. Trajneri Sylvinho dhe Sokol Cikalleshi, dolën në konferencën e zakonshme për...