Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Pesë gola në kampionat, Spezia merr vendimin për Rey Manajn

Rey Manaj u huazua në fillim të sezonit nga Barcelona B te Spezia. Sulmuesi shqiptar ka bërë mirë, edhe pse nuk ka nisur çdo ndeshje si titullar.

Pesë gola ka realizuar sulmuesi i kombëtares shqiptare në Serie A me bardhezinjtë e Thiago Motta, që ndodhet katër pikë mbi zonën e ftohtë.

25-vjeçari nga Lushnja i ka bindur të gjithë te Spezia. GDS shkruan se drejtuesit e klubit italian kanë vendosur të blejnë kartonin e lojtarit në fund të sezonit.

Spezia pritet të paguajë 2.7 milionë euro te Barcelona B për ish-lojtarin e Interit. Manaj ka veshur 30 herë fanellën e kombëtares kuqezi, duke gjetur rrjetën në gjashtë raste.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...