Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Pesë javët e fundit/ Pak gola në pjesët e para, barazimet janë përsëri “trend”

Kampionati ka hyrë në fazën finale të këtij sezoni, të katërtën, që nisi në fundjavë, por sa i përket klasifikimit shumë pak gjëra ndryshuan, duke ruajtur ritmin e fazës së kaluar. Tirana vijon të kryesojë bindshëm, duke shtegtuar drejt titullit kampion, ndërsa gara për zonë europiane është totalisht e hapur. Në pjesën e fundit, në zonën e mbijetesës, Dinamo dhe Skënderbeu duken “pa busull”, me skuadrat që pozicionohen respektivisht në vendin e nëntë dhe të dhjetë, ndërsa sprinti final parashikohet të jetë i luftuar për të shmangur vendin e tetë, zonën Play-Out, me tre skuadra në garë, Teuta, Kastrioti dhe Egnatia.

Në pesë javët e fundit, skuadra më në formë vijon të jetë Kastrioti, me 13 pikë të grumbulluara, e ndjekur nga Tirana, ndërsa Vllaznia është skuadra me rendimentin më të dobët në javët e fundit me vetëm 2 pikë.

Sa i përket pesë javëve të fundit, në 25 ndeshje janë shënuar 41 gola në total, me një mesatare 1.64 gola për ndeshje. Në fundin e sezonit, skuadrat bëjnë llogaritë e tyre dhe janë më të kujdesshme dhe kjo pasqyrohet edhe te numri i golave, që në pjesën e parë janë me “pikatore”. Vetëm 16 gola gjatë pjesëve të para në pesë javët e fundit, një statistikë që ka pësuar një ulje të lehtë, ndërsa në fraksionin e dytë, “rrjetat” janë me shumicë, 25 gola.

Në fraksionin e parë dominojnë edhe barazimet, pjesa më e madhe e tyre me rrjeta të paprekura. Në këto javë, janë koleksionuar 14 barazime në 45 minutat e para, 12 prej tyre pa gola, ndërsa nga këto 14 barazime 11 prej tyre nuk kanë gjetur fitues edhe në fundin e sfidës, duke treguar se nëse pjesa e parë mbyllet në barazim, propabiliteti që takimi të mbyllet pa fitues është shumë i madh. Mungesa e cinizmit për të fituar ka ndikuar drejtpërdrejtë në disa raste, apo mungesa e guximit për të kërkuar fitoren ka bërë që barazimet të jenë përsëri “trend” në Abissnet Superiore, pasi në 25 ndeshje janë regjistruar 10 barazime, me Kukësin që mban vendin e parë, me 4 të tillë në 5 ndeshjet e fundit.

Pak javë më parë, Vllaznia ishte “kampione” për barazime, por tani nuk është e vetme, pasi, në 28 javë, shkodranët kryesojnë përsëri, me 13 barazime në total, me podiumin që plotësohet nga Partizani dhe Skënderbeu me 11 të tillë, pa harruar edhe Egnatian me 10 barazime sezonale.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...