Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Pësoi 11 gola në vetëm 2 takime, Werderi i Rashicës në krizë të thellë

11 gola të pësuar vetëm në dy ndeshjet e fundit dhe 4 humbje në kampionat në 5 ndeshje të zhvilluara në pak më shumë se një muaj. Werder Bremeni, ku luan Milot Rashica, në krizë te thellë rezultatesh. Pas humbjes tenistike (6-1) me Bayernin, skuadra e drejtuar nga Kohfeldt merr një tjetër shuplakë nga Mainzi, që e shkatërroi 0-5 brenda në “Weserstadion”

Një skuadër që ka humbur busullën ajo e Werderit, që pësoi 4 gola vetëm në pjesë e parë me autorë Quaison, i cili e gjeti plot tri herë rrjetën, dhe Pavlenkan, që shënoi në portën e tij.

Makthi për skuadrën e Rashicës (luajti titullar) vijoi edhe në pjesën e dytë, me Manzin që realizoi edhe të pestin me Matetan, pak para se të mbyllej koha e rregullt. Me këtë ritëm humbjesh Werder Bremeni rrezikon seriozisht të rrëshqasë në zonën e ftohtë, pasi renditet në vendin e 15-të me vetëm 12 pikë.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...