Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Pësoi katër gola pas pesë muajsh, Laçi përgatit reagimin ndaj Egnatias

Pas 14 ndeshjesh, midis kampionatit dhe kupës, Laçi u rikthye te humbja, duke bërë një hap pas në garën për titullin kampion. Humbja përballë Tiranës, rivalit direkt i dha fund ecurisë pozitive të kurbinasve, të cilët humbjen e fundit e kishin arkivuar në 27 nëntor të vitit kaluar ndaj Vllaznisë në javën e 10-të.

Pas humbjes me shkodranët, kurbinasit ndërtuan një ecuri perfekte, duke “vrapuar” drejt titullit kampion. Ndaj Tiranës asgjë nuk funksionoi, duke nisur nga mbrojtja, që jo vetëm nuk ishte në lartësinë e duhur, por edhe duke bërë shumë “dhurata”, ndërsa sulmi ishte totalisht në hije. Penalltia e përkthyer në gol nga Shehu, ishte e vetmja gjë e mirë që Laçi mori nga “Air Albania”, duke çuar në gjashtë numrin e ndeshjeve radhazi që shënon në kampionat dhe kanë sulmin e tretë më të mirë, me 35 gola të shënuar. Për herë të fundit, bardhezinjtë kishin pësuar katër gola, në premierën e këtij edicioni, përballë Vllaznisë, në humbjen 3-5 në shtëpi.

Në këtë sezon, Laçi numëron 5 humbje, por vetëm 3 skuadra kanë arritur të marrin maksimumin ndaj kurbinasve, dy herë Vllaznia dhe Tirana, ndërsa ekipi tjetër që ka arritur të marrë tre pikët e plota është Egnatia. Pikërisht, Laçi dhe Josa do të kërkojnë të rikthehen te fitorja përballë rrogozhinasve, të cilët do jenë kundërshtari i radhës në kampionat. Shumë numra ndryshuan në statistikën e kurbinasve pas katër golave të pësuar në kryeqytet, pasi Laçi nuk pësonte gol prej 5 takimesh, kur për herë të fundit ishte ndëshkuar nga Egnatia në ndeshjen e kupës në Rrogozhinë në barazimin 1-1.

Një humbje e tillë natyrisht që nuk lë shije të mirë, e në krahun tjetër, përballë do të jetë Egnatia, një skuadër që ka gjetur deri diku ritmin dhe vjen me moralin duhur. Në javën e 23-të, pavarësisht momentit apo kundërshtarit, Laçi nuk do të ketë asnjë “alibi” në fund, nëse kërkon të jetë përsëri aty, për të vendosur në presion Tiranën dhe për të provuar deri në fund titullin kampion.

[quiz-cat id=”297576″]

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...