Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Pësoi shtatë gola, portieri i gëzohet fanellës së Messit: Nuk e heq as në gjumë!

Argjentina zhvilloi një miqësore ndaj Curacaos mbrëmjen e së martës teksa Kampionët e Botës u treguan të pamëshirshëm ndaj kundërshtarëve modest duke fituar me shifrat 7-0. Pesë gola kombëtarja albiceleste i shënoi në pjesën e parë mes të cilëve bie në sy edhe tregolëshi i Lionel Messit.

Për “pleshtin” ishte një mbrëmje speciale duke qenë se regjistroi golin numër 100 me fanellën e Argjentinës. Në fraksionin e dytë, albicelestët festuan edhe me Di Maria e Montiel ndërsa për Curacaos nuk mbetej tjetër veçse të “shijonte” spektaklin e yjeve amerikano-latinë. Gjithsesi, nëse dikush mendon se portieri i Curacaos përjetoi një makth e ka gabim, pasi Eloy Room tregoi pas ndeshjes se ndjehej me fat pasi ia doli të merrte fanellën e Lionel Messit.

Lexo edhe:

“Në fund të ndeshjes iu afrova Messit. Më komplimentoi duke më thënë se bëra disa pritje të bukura. Arrita t’i marrë fanellën dhe kam përshtypjen se nuk do ta heq më nga trupi im. Madje, do të flej edhe gjumë me bluzën e Messit”, u shpreh Room.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...