Bundesliga

Petersen shënon me prekjen e parë, Freiburg mposht M’gladbach në sfidën e parë të javës së 30

Java e 30 e kampionatit gjerman ka startuar mbrëmjen e sotme me sfidën mes Freiburgut dhe Borussias së Munchengladbach, që u fitua nga vendasit me rezultatin minimal 1-0, falë një goli të shënuar nga sulmuesi kryesor Nils Petersen.

Në “Schwarzwald-Stadion” të Freiburgut, vendasit vuajtën jo pak dominimin e M’gladbach në pjesën e parë, por ia dolën të ruajnë portën të paprekur dhe të kthehen në dhomat e zhveshjes me rezultatin e bardhë 0-0.

Goli me vlerë 3-pikëshe për Freiburg u shënua nga Petersen, që shkeli në fushë në minutën e 57’ dhe në prekjen e parë të topit, arriti ta dërgojë atë në rrjetë, ndërsa pak minuta më vonë ishte sulmuesi Plea që u ndëshkua me karton kuq dhe la M’gladbach me 10 futbollistë.

Me epërsinë e një goli dhe me një lojtar më shumë në fushën e lojës, Freiburg e pati të lehtë të menaxhojë lojën, ndërsa miqtë, edhe pas zëvendësimeve të shumta, nuk arritën të ndryshojnë ritmin e ndeshjes dhe dolën kokulur nga kjo transfertë.

Humbja komplikon pozitat e Borussia Monchengladbach në renditje, pasi tani këta të fundit mund të parakalohen nga Leverkusen në zonën Champions të renditjes, ndërsa Freiburg nga ana tjetër rindez shpresat për një vend në Europa League sezonin e ardhshëm.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency