Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Petkovic: Respekt për Uellsin, duhet të japim 120%

Trajneri i Uellsit, Rob Page, në prag të debutimit kundër Zvicrës e pranoi se kundërshtarët helvetë janë shumë të fortë, ndërsa Italia favoritja e Grupit A.  

“Nesër do të përballemi me një ekip shumë sulmues si Zvicra. Kuptohet, Italia është ndoshta favoritja e grupit. Ne duhet të tregojmë respekt ndaj kundërshtarëve, por gjithashtu po i afrohemi sfidës në formë të mirë. Skuadrat do të na respektojnë për këtë. Kemi treguar në të kaluarën që mund të luajmë 3-4-3. Kam dy sulmues të deklaruar dhe një numër 9 fals. Gjithashtu mund të luajmë me një mbrojtje me katër. E kam pasur në mendje formacionin prej disa javësh.”

Respekt për kundërshtarët e radhës, por pa harruar ambiciet e Zvicrës, e cila “synon gjithnjë e më lart”. Në prag të debutimit europian, në Baku, kundër Uellsit, trajneri Vladimir Petkovic nuk i nënvlerëson Bale me shokët e tij.

“Uellsi është një ekip që sigurisht meriton respekt. Ata janë një ekip që arriti në gjysmëfinale pesë vjet më parë. Ne do të duhet të japim 120%, pa frikë. Çdo ndeshje duhet të jetë një trampolinë drejt sfidës tjetër, sepse ne duam të përmirësohemi gjithnjë e më shumë.”

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Borussia e Dortmundit në gjysmëfinale të Championsit. Skuadra gjermani bëri mrekullinë në ndeshjen e kthimit ndaj Atleticos së Madridit, të cilin e mposhti 4-2,...