Connect with us

Hi, what are you looking for?

Europa League

Pezullim dhe gjobë, Pogba “e bën baltë” tek Juvja

Drejtori i Juventusit, Francesco Calvo ka konfirmuar se Paul Pogba u përjashtua nga ndeshja kundër Freiburgut në Europa League për shkak të vonesës në stërvitje dhe se do të duhet të paguajë një gjobë.

“Pogba mbërriti me vonesë. Lojtarët, veçanërisht lojtarët kryesorë, duhet të respektojnë rregullat. Ishte e drejtë që të mos përfshihej në ndeshjen ndaj Freiburgut. Ai gjithashtu u gjobit”, ka shpjeguar drejtuesi i “Zonjës së Vjetër”, duke folur për Sky Sports.

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, pas sfidës me skuadrën gjermane, e fituar minimalisht me gol të Di Marias, e preku me nota humor çështjen “Pogba”.

“Pogba mbërriti në kohë sonte, kështu që do të jetë i disponueshëm për nesër”, tha trajneri mes buzëqeshjeve në konferencë për shtypin.

Lexo edhe:

Allegri ishte më i shqetësuar për dëmtimin në gju të Federico Chiesa:

“Do të shohim nesër. Në këtë pikë nuk mund të them më shumë. Unë nuk isha me të pas ndeshjes, sepse ai duhej t’i nënshtrohej testeve antidoping”.

Lajme të tjera

Itali

Victor Osimhen mund të largohet nga Napoli që në janar. Kështu pretendojnë mediat italiane, duke trumbetuar se skandali në lidhje me sulmuesin është temë...

Futboll

Futbolli shqiptar sot është në zi. Është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare legjenda e futbollit tiranas, Osman Mema, një nga përfaqësuesit më të...

Francë

Për arsye personale dhe në marrëveshje me Paris Saint-Germain, Gerard Precheur është larguar posti i trajnerit të ekipit të femrave. Në njoftimin e klubit...

Futboll

Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur një tjetër sukses historik, duke sjellë për herë të parë në Shqipëri finalet e një turneu madhor ndërkombëtar...