Premier League

Pezullimi i merkatos së Chelsea-t, më 20 nëntor seanca dëgjimore në CAS

Seanca dëgjimore për Chelsea-n, pas apelimit të klubit londinez të vendimit të FIFA-s, që i ka pezulluar merkaton për dy sesione për thyerjen e rregullave të nënshkrimit me lojtarët e të rinj nga jashtë, do të mbahet më 20 nëntor në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë të Zvicrës. Vendimi nga shkalla më e lartë e drejtësisë sportive do të merret para se të hapet merkatoja e janarit.

Chelsea tashmë e ka vuajtur gjysmën e dënimit (pezullimin për një vit të merkatos), por drejtuesit e klubit anglez shpresojnë në një vendim pozitiv, për të patur mundësi që të ndërhyjnë në janar për përforcimin e organikës se drejtuar nga Frank Lampard.

Komisionet juridike të FIFA-s kanë thënë se Chelsea ka shkelur 150 rregulla që mbrojnë të miturit nga trafikimi. Në këto raste përfshiheshin rreth 70 lojtarë.

Chelsea u gjykua gjithashtu se kishte thyer rregullat që ndalonin ndikimin e palëve të treta te lojtarët. FIFA, përveç pezullimit të merkatos, e gjobiti Chelsea-n me 600 000 franga zvicërane.

Një raport i botuar javën e kaluar nga FIFA shuhet se është vërtetuar një shkelje e rëndë që ka të bëjë me një lojtar 13-vjeç, i cili kishte luajtur 75 ndeshje për klubin për një periudhë dyvjeçare e gjysmë, pavarësisht se ishte regjistruar si lojtar në provë në tri periudha gjashtëjavore.

Sulmuesi i Burkina Fasos, Bertrand Traore, luajti për klubin për tre vjet para se të regjistrohej në vitin 2014.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency