Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Pezullimi nga klubet, trendi i ri në Superiore në pritje të Disiplinës!

Sfida Bylis–Laçi do të kalojë në sitën e Komisionit të Disiplinës që do të marë në kosideratë pamjet dhe raportimet për sherrin e ndodhur në fushën e lojës. Kyrian Nwabueze dhe Xhoi Carkanji të cilët janë ndëshkuar me karton të kuq me shumë mundësi do të jenë pjesë e këtij komisioni teksa parashikohet që masat ndaj tyre të jenë të ashpra. Megjithatë në pritje të vendimit i cili mund të vijë nga disiplina janë klubet që kanë nisur të marin paraprakisht masat, duke pezulluar lojtarët.

Që Kategoria Superiore ka ndryshuar kjo vihet re nga java në javë, pasi drejtuesit e klubeve bashkë me federatën po mundohen të ndërtojnë një brand i cili duhet të lartësojë futbollin në vend, që nga topi unik, tabela me sponsorët në konferencat për shtyp dhe së fundmi hyrja e lojtarëve në fushën e lojës. Trendi i ri është që klubet distancohen nga aktet e dhunës që prodhojnë lojtarët e tyre dhe kjo vihet re në reagimin e drejtuesve të Bylisit dhe Lacit. Si ballshiotët ashtu edhe kurbinasit kanë dënuar dy lojtarët e tyre për sjelljet e shfaqura në fushë, dhe të mendosh që diçka e tillë ndodh me dy klube që në të shkuarën kanë qënë problematike. Ky është një tregues i qartë që imazhi vlerësohet në maksimum nga klubet dhe askush nuk duhet të dalë mbi të, qoftë ky edhe ylli i skuadrës.

 

 

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...