Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Phil Neville: Ka humbur vizionin dhe filozofinë, United t’i kthehet marka

Phil Neville u bashkohet ish-“yjeve” të tjerë të Manhester United, që kritikojnë mënyrën sesi po menaxhohen “Djajtë e Kuq”. 42-vjeçari, aktualisht në krye të përfaqësueses së femrave të Anglisë, shprehet se diferencat me skuadrën tjetër të Manchesterit, City-n, janë të mëdha. Sipas tij, që kur u largua Alex Ferguson, klubi ka braktisur filozofinë e tij.

“Gjatë pesë viteve të fundit, keni parë një ekip që është larguar nga vizioni dhe filozofia e tij. Tek City, Liverpooli dhe Tottenham, themelet e klubit janë vërtet të forta. Ata kanë një sistem dhe një stil të lojës dhe një metodë të provuar dhe të besuar, ndërsa United duket se po shkon majtas dhe djathtas, por kurrë përpara me ndërrimin e trajnerëve.”

Vëllai i Gary Neville, shkon më tej, duke sugjeruar që klubi t’i kthehet markës së vjetër.

“Ata duhet të kthejnë markën, atë që tek United kanë ditur ta bëjnë më së miri, një markë të futbollit e cila nuk ka qenë vetëm sinonim i Sir Alex Ferguson, ka qenë prej vitesh i Sir Matt Busby, Ron Atkinson… Shpresoj të hidhen themelet në akademi.”

Phil Neville e ka të qartë që do të duhet kohë dhe durim që Manchester United t’u kthehet kohëve të lavdishme.

“Ndryshimi, sigurisht që nuk vjen menjëherë, por shpresojmë që me muskujt e djemve  (ish-futbollistët, Solskjaer, Mick Phelan, Michael Carrick and Nicky Butt) dhe me mbështetjen financiare që nuk mungon, United të rikthehet, sepse nuk mund të shikojmë City-n të fitojë gjithmonë.”

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Borussia e Dortmundit në gjysmëfinale të Championsit. Skuadra gjermani bëri mrekullinë në ndeshjen e kthimit ndaj Atleticos së Madridit, të cilin e mposhti 4-2,...