Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Philipe Coutinho drejt Barcelonës

Dorëzohet Liverpooli. Philipe Coutinho merr rrugën e Barcelonës. Përpara dëshirës së futbollistit dhe milionave që vinë nga Spanja, Jurgen Klopp nuk mund të bëjë dot asgjë edhe pse trajneri gjerman kërkon me ngulm të evitojë largimin e yllit brazilian. Java e ardhshme pritet të jetë vendimtare për të ardhmen e Philipe Coutinhos dhe gjasat janë që 25-vjecari të firmosë me Barcën. U largua një brazilian, por vendin e tij te blaugranat pritet ta marrë një tjetër lojtar nga vendi i Sambas.

Mediat që qëndrojnë pranë Barcelonës bëjnë me dije se Liverpooli ka dhënë tashmë ok-in për kalimin e Coutinhos te katalanasit. Shifra që Barcelona pritet të derdhë në arkat e klubit të kuq për kartonin e brazilianit do të jetë më e lartë se 100 milionë Euro. Për Liverpoolin do të jetë plusvalencë e jashtëzakonshme sepse në 2012-tën, Të Reds shpenzuan vetëm 11 milionë Euro për të blerë kartonin e Coutinhos nga Interi. Barcelona ka 222 milionë Euro për të shpenzuar në merkato pikërisht shifrën që përfitoi nga kalimi i Neymar te Paris Saint Germain dhe përvec Coutinhos kërkon edhe talentin e Dortmundit Dembele por edhe një mesfushor qëndre ku prioritet mbetet Marco Verrati.

Lajme të tjera

Katar 2022

Lionel Messi rikthehet të flasë për triumfin e Argjentinës së tij në Botërorin Katar 2022. Në një intervistë të gjatë kapiteni i kombëtares albiceleste...

Kategoria Superiore

Tronditet Tirana në ditën e fundit të merkatos. Afrimi më i bujshëm në merkaton e janarit, Kristal Abazaj është dëmtuar rëndë. Lajmin e konfirmojnë...

Kategoria Superiore

Vesel Limaj u largua nga Tirana drejt Rumanisë, duke ndërprerë me konsensus marrëdhënien me kampionët e Shqipërisë. Për SuperSport, futbollisti nga Malisheva i lindur...

Kategoria Superiore

Kastrioti ka kryer tri përforcime në ditën e fundit të merkatos. Klubi krutan ka siguruar shërbimet e Arturo Reginaldos, Moustapha Camara dhe Stuart Gjetës....