Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

Phoenix Suns të pandalshëm, vjen fitorja e dhjetë radhazi për nënkampionët e NBA

Në mbrëmjen e NBA, Phoenix Suns arriti fitoren e 10-të radhazi, duke mposhtur 115-110 San Antonio Spurs. Nënkampionët edhe pse vuajtën më tepër nga sa parashikohej, në fund arritën përmbysjen falë një periode të katërt me rezultatin e pjesshëm 36-19 për të nënshtruar më në fund një San Antonio luftarake.

Spursat në fakt e nisën periodën e fundit me një avantazh prej 12 pikësh, falë 25 pikëve të shënuara në total nga Doug McDermot dhe 22 nga stoli prej Lonnie Walker, por nuk arritën ti përgjigjeshin një rezultati të pjesshëm 14-0 nga ana e Phoenix. Në pesëshen e Suns, të gjithë arritën të shënonin numër dyshifror pikësh, Chris Paul dirigjoi orkestrën me 20 pikë, 8 rikuperime dhe 19 asiste, (maksimumi sezonal ky në NBA), duke inspiruar edhe 28 pikë të Devin Booker, dhe 26 nga Mikal Bridges.

Ndërkohë Denver Nuggets ju shkaktuan një humbje të rëndë, 100-136  kampionëve në fuqi të Milwaukee Bucks, plot 36 pikë diferencë pa e rrezikuar aspak fitoren në pjesën e dytë. Në sfidën mes dy MVP të fundit të ligës, Giannis Antentokounmpo e mbylli me 29 pikë, por ishte Nikola Jokic ai që fitoi duelin. Serbi koleksionoi 15 asiste të cilëve ju shtoi edhe 18 pikë dhe 9 rikuperime në vetëm 28 minuita lojë.

Paraqitjes së tij ju shtuan edhe 24 pikët e Aaron Gordion, 18 të Monte Morris, 15 të Will Barton, 14 të ishit Bryn Forbes, dhe 13 të Bones Hyland për të arritur fitoren e 6 në 7 ndeshjet e fundit. Minessota Timberwolves mposhtën 126-106 Utah Jazz, që pësuan disfatën e 11 në 13 ndeshjet e fundit. Pa Mitchell, Gobert dhe trajnerin Snyder për shkak të protokollit anti-Covid,  Utah humbi dhe Joe Ingles, për një dëmtim në gju.

Miqve nuk ju shërbyen kështu, 23 pikët e Bojan Bogdanovic, dhe 22 të Mike Conley. Në krahun tjetër Minessota i gëzohet një prej paraqitjeve më të mira sezonale të Karl-Anthony Towns, që firmosi të parën trible-double në karrirë duke e mbyllur ndeshjen me 31 pikë, 11 rikuperime dhe 10 asiste.

Dallas Mavericks, u surprizuan nga një nga skuadrat më të këqija të NBA, Orlando Magic që fitoi ndaj tyre 110-108. Orlando fiton dy ndeshje radhazi vetëm për herë të dytë në këtë sezon të NBA. Teksanëve nuk ju mjaftoi triple -double i shtatë sezonal i Luka Doncic, autor i 34 pikëve, 12 rikuperimeve dhe 11 asiste.

Atlanta Hawks, rikuperuan një disavantazh prej shifrash të dyfishta përballë Los Angelos Lakers për të siguruar suksesin e 7-të radhazi në shifrat 129-121, një fitore që rrit ambiciet për play ofin, duke përfituar nga mungesa e Lebron James në radhët e Lakers. Protagonisti në finale rezultoi Trae Young, që e mbylli, me 36 pikë, 4 trepikësha të shënuar dhe 12 asiste.

Ndërkohë Onyeka Okongëu shënoi 16 pikë ndërsa John Collins 20 pikë. Nuk ju mjaftoi Lakers një Malik Monk që shënoi plot 30 pikë, ndërsa të padobishme për ta rezultuan edhe 27 pikët e Anthony Davis.

[quiz-cat id=”297386″]

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...