Krzysztof Piatek është njeriu i momentit te Milani, pasi që kur iu bashkua kuqezinjve në muajin janar, ka shënuar 7 gola në 6 ndeshje, duke bërë që të harrohet Higuain dhe duke rindezur shpresën për një vend në zonën Champions.
Por përveç Higuain, Piatek ka bërë që të harrohet një tjetër sulmues i kuqezinjve, djaloshi Patrick Cutrone, i cili tashmë ka humbur në stol, pasi skema e Gattusos nuk ka venë për të dhe polakun në të njëjtën kohë.
Pikërisht për këtë arsye, menaxheri i sulmuesit të ri është parë sot në Milano, ku ka takuar edhe drejtuesit e kuqezinjve, për të diskutuar në lidhje me situatën dhe planet e Milanit me Cutronen.
Në dalje, ai ka hedhur pikëpyetje në lidhje me të ardhmen e Cutrones te Milani, pasi pyetjes së gazetarëve në lidhje me këtë aspekt, u është përgjigjur me fjalën “Të shohim”.
Patrick Cutrone ka një kontratë që e lidh me Milanin deri në verën e vitit 2023 dhe pasi fitoi disa duele, me emra si Kaliniç, Andre Silva dhe Higuain, duket se nuk ka të njëjtin fat me Piatek dhe mund të kërkojë një tjetër destinacion, për të vijuar karrierën e tij.