Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Piatek: Ëndërr të luaja më Milanin, flas më mirë në fushë

Fjalëpak dhe konciz. I tillë u prezantua në konferencën për shtyp Krzysztof Piatek, që zyrtarisht është pjesë e klubit kuqezi të Milanit, duke plotësuar pritshmëritë e atyre që e njohin nga afër. Një djalë modest, i rezervuar, të cilit nuk i interesojnë deklaratat bombastike, pasi punën e tij kërkon ta tregojë në fushën e blertë.

Në konferencën për shtyp, i ulur pranë Leonardos dhe  Maldinit, Kris, ashtu siç e thërrasin shokët e skuadrës, mbylli kalimin e tij në Milanello, që duhet thënë ndodhi me shpejtësi rrufeje për të zëvendësuar të larguarin Higuain. Tashmë misioni polakut Piatek është të ndihmojë organikën e Gattusos që të orientohet drejt Champions League-s falë golave të tij. Një objektiv të cilin vetë sulmuesi e ka prioritet.

“Kam besuar gjithnjë tek aftësitë e mia, dëshiroja të tregoja më të mirën time në Serinë A. Sa për Milanin tashmë e dinë të gjithë që kam qenë tifoz i kësaj skuadre. Që në fëmijëri ëndrra ime ishte të luaja me këtë fanellë, ndaj të jem sot i pranishëm këtu pranë këtyre legjendave të  këtij klubi është një nder dhe emocion i veçantë për mua. Gjithsesi, këtë do të mundohem ta tregoj më mirë në fushë.

Piatek do të mbajë veshur fanellën me numrin 19 dhe është Leonardo që shpjegon arsyet e një zgjedhjeje të tillë.

“Vetë Piatek zgjodhi fanellën me numrin 9, por për momentin kjo fanellë duhet fituar, sepse është e një peshe dhe rëndësie të veçantë. Ndaj vendosëm t’i jepnim numrin 19”.

Piatek është i vetëdijshëm se prania e tij në Milano është falë argjentinasit Higuain, por është i gatshëm për të mbajtur peshën dhe rolin  e tij në këtë skuadër.

“Më pyesni nëse jam gati për të mbajtur veshur fanellën e Milanit? Unë mund t’ju përgjigjem se kam lindur gati dhe do të bëj gjithçka mundem duke dhënë kontributin tim drejt objektivit Champions. Është ky synimi im parësor.”

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...