Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Piatek: Ndryshoj skuadër vetëm kur të kushtoj 70 milionë euro

Milani është në krizë golash dhe pa dyshim në këtë aspekt gishti drejtohet polaku Krzysztof Piatek, emri i të cilit ka nisur të përmendet kur flitet për merkaton e janarit, madje mendohet se “Djalli” mund ta huazojë te Genoa, ku sulmuesi mund të rigjejë veten e sigurisht golat. Mirëpo 24-vjeçari ka tjetër ide.

“Në futboll duhet të kesh gjithmonë synime të reja. Milani ka paguar 38 milionë euro për të më blerë dhe do të bëj gjithçka që të kushtoj 60-70 milionë euro herën tjetër kur të ndryshoj skuadër.”

Duke folur për TVP Sport, Piatek foli edhe për momentin kur nisi përvojën te Milani.

“Mbeta i shokuar nga impakti me tifozët. Zbrita e në fushë në “San Siro” para ndeshjes me Napolin, kisha kufjet në vesh, por i dëgjoja në mënyrë perfekte tifozët që thërrisnin emrin tim dhe duartrokitnin. Jam trajtuar sikur të kisha vite aty, por sapo kisha mbërritur.”

Transferimi në Itali e pa dyshim te Milani, kanë ndikuar drejtpërdrejt në në rritjen e popullaritetit të ij.

“Kur u largova nga Polonia, kisha 500 mijë ndjekës në Instagram, tani kam 1 milionë e gjysmë. Gjithsesi, jam me këmbë në tokë, kjo është gjëja më e rëndësishme në futboll. Jam në fillim të karrierës sime dhe po luaj sezonin e dytë në Serinë A.”

Ndërsa për momentin e vështirë të Milanit e pa dyshim edhe të tij, polaku u shpreh:

“Si skuadër, e nisëm duke mos krijuar shumë mundësi, sulmuesit e vuajnë shumë këtë fakt. Tani po përmirësohemi, është vetëm çështje kohe para se të nis të realizoj sërish.”

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...