Premier League

Pickford ndal Liverpool, Everton del me pikë nga “Goodison Park”

Fati në ndeshjen ndaj Liverpool, për Everton mban emrin “Pickford”. Portieri i vendasve ishte protagonist i padiskutuar në mbylljen me barazim pa gola të takimit me “The Reds” në “Goodison Park”.

Në pjesën e parë skuadra e Jurgen Klopp kishte dominim të padiskutuar të përballjes, megjithatë ky fraksion u mbyll pa gola.

Ndërsa në minutën e 69’ Everton do të gjente rrugën drejt rrjetës, me atë gol që pas verifikimit në VAR u anulua për shkak të pozicionit të parregullt të Coady.

Takimi vazhdoi me intensitet të lartë nga të dyja skuadrat, që patën disa raste të mira për të realizuar, por në fund as djemtë e Lampard as ata të Klopp nuk patën sukses, duke e mbyllur raundin të gjashtë të Premier League me nga një pikë.

Pas kësaj jave, Liverpool renditet në vend të pestë me 9 pikë, teksa Everton qëndron në vend të 14 me vetëm 4 pikë të grumbulluara.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency