Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

“Pikë referimi si askush tjetër në skuadër”, ja nota e Brojës pas golit të parë me Chelsean

Ndeshja ndaj Wolverhampton në Stamford Bridge, do të mbahet mend gjatë nga Armando Broja. Pikërisht, ndaj “Ujqërve”, sulmuesi i kombëtares realizoi golin e parë me fanellën e Bluve të Londrës teksa lëvizi bukur në hyrje të zonës dhe me një të djathtë preçize ndëshkoi portierin Jose Sa. Veprimi spektakolar i 21-vjeçarit u reflektua edhe në notat e ndeshjes teksa sulmuesi u vlerësua me notën tetë, ndërsa “Football.London” thekson se Broja i ofron Chelseat një pikë referimi në sulm si askush tjetër.

“Broja vazhdon t’i dhurojë Chelseat një pikë referimi si askush tjetër. Sapo u aktivizua shkaktoi pështjellim në mbrojtjen e “Ujqërve”, më pas te goli, ishte autor i një veprimi spektakolar që solli realizimin e parë me fanellën e Chelseat. Nota tetë”, përfundon përshkrimi për ndeshjen e Brojës.

Ndërkohë, vetë sulmuesi i Shqipërisë, pas ndeshjes theksoi se kishte pritur shumë gjatë për golin e tij të parë me Chelsean. “Është një moment shumë i pabesueshëm. Kam pritur kaq gjatë për golin tim të parë ne Chelsean, tani jam shumë i emocionuar dhe nuk mund të flas më shumë”, tha Broja.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...