Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Pikët përgjatë historisë, Liverpooli kampion absolut në Angli

Tifozët e Liverpoolit shpresojnë që pas 27 vitesh ekipi i tyre i zemrës të fitojë titullin e Premier League-s. Megjithatë, jo gjithçka është në dorën e “The Reds”. Nëse Manchester City, që ka grumbulluar një pikë më shumë, nuk lë pikë në asnjë nga dy ndeshjet e mbetura, atëherë trofeu do të mbetet në “Etihad”.

Në historinë e Premier League-s rekordin për trofetë e fituar e mban Manchester United, me 20 të tillë, i ndjekur nga Liverpooli me 18, për të vijuar me Arsenalin (13), Evertonin (9), Chelsea-n (6) dhe Manchester City-n (5).

Por titujt e fituar nuk janë në proporcion të drejtë me pikët e fituara në total në 131 vjet histori të Premier Leagues-s. Analiza e kryer tregon se kampion I padiskutueshëm në këtë statistike është pikërisht Liverpooli, me 6 883 pikë në 4132 ndeshje, (1934 fitore, 1031 barazime dhe 1167 humbje). Pas “The Reds” renditet Arsenali me me një ndeshje më pak dhe me 122 pikë më pak.

Edhe pse është skuadra me më shumë trofe, Manchester United është në vend të katërt, një pozicion poshtë Evertonit.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...