Connect with us

Hi, what are you looking for?

Formula 1

Piloti holandez ironi me Ferrarin: E dinë që janë në Formula 1? Nuk po trazojmë spageti!

Në Çmimin e Madh të Holandës, piloti i Ferrarit Charles Leclerc ia doli ta mbyllë garën në vendin e tretë, mirëpo shoku i tij i skuadrës, Carlos Sainz u penalizua ndjeshëm nga instruktorët e kokëkuqjes në momenin që spanjoli u fut në bokse për të ndryshuar gomat.

Mekanikët e skuderisë italianë bënë një gafë trashanike teksa harruan të merrnin të katërt gomat duke u vonuar ndjeshëm me Sainz që humbi disa pozicione kur u rikthye në pistë. Rreth këtij incidenti qesharak të Ferrarit, ka ironizuar edhe piloti holandez i garave automobilistike, Tim Coronel i cili hedh dyshime nëse te Ferrari flasin të gjithë italisht ndërsa tallet edhe me spagetin, gatimin tradicional të italianëve.

“E kuptojnë ata që po merren me Formula 1, nuk po trazojnë spagetin aty në pistë. Pastaj, a flasin të gjithë italisht te bokset e Ferrarit, të gjithë e dimë që për të ndryshuar gomat duhen katër copë. E habitshme si harruan gomën e pasme. Edhe nëse pit-stopi ishte i paparalajmëruar, sërish mekanikët duhet të ishin gati”, u shpreh Coronel.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...