Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

“Pingpongu” i Diego Longos, në fillim s’pranon të flasë, më pas drejtuesi i emisionit mbyll komunikimin

Diego Longo, fillimisht refuzoi të fliste për “Gol pas Goli” pas ndeshjes së barazuar me Skënderbeun në Korçë, me pretendimin se nuk kishte mësuar ende shqip për të komunikuar me panelin e gazetarëve. Më pas, ndoshta nga frika se mund të gjobitej për thyerjen të rregullores (trajnerët janë të detyruar të flasin pas ndeshjes), u paraqit për të komunikuar me gazetarin Elvis Rexha dhe me specialistët në studio.

Moderatori Gjergji Stefa, para se të niste komunikimi, e pyeti Longon nëse kishte mësuar mjaftueshëm shqip për të komunikuar dhe ai iu përgjigj:

“Gjëja më e rëndësishme nuk është gjuha, por të jesh profesionist”.

Në këtë moment, Gjergji Stefa i tha se nuk ishte më i nevojshëm komunikimi, duke e mbyllur pa filluar intervistën me trajnerin e Kukësit.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...