Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Pioli apel të tijve: Ndeshjet e radhës përcaktojnë nivelin tonë

Milani kaloi me sukses turin e forcës, ku brenda pak ditësh u përball me Lazion, Juventusi ne Napolin, duke arritur të marrë plot 7 pikë, përtej çdo parashikimi, ndërsa tani e presin tre përballje të tjera mjaft të rëndësishme, ndaj tre skuadrave emiliane si Parma, Bologna e Sassuolo.

Tekniku i kuqezinjve Stefano Pioli doli sot në konferencën e zakonshme për shtyp, në prag të përballjes me Parmën dhe e cilësoi këtë sfidë si mjaft të rëndësishme, që do të tregojë edhe stadin e vërtetë në të cilin ndodhet skuadra.

“Kemi fituar një mënyrë tonën të të qëndruarit në fushë dhe të të interpretuarit të ndeshjeve. Kjo filozofi na ka rezultuar mjaft e suksesshme, përveç ndeshjes së Spalit që mendoj se ishte një aksident, pasi po ta luajmë 100 herë, e fitojmë 99 herë. Megjithatë Parma është një kundërshtar i rrezikshëm, që do të tregojë vërtetë në çfarë faze të pjekurisë kemi arritur. Ky është një lloj takimi që mund të fitohet më shumë duke përdorur kokën, ndaj jam kurioz të shoh si do sillemi në fushë”, deklaroi Pioli.

Milani është tërësisht në garë për një vend në Europa League, ndërsa për të arritur këtë objektiv, Pioli kërkon edhe një sforco të fundit nga të tijtë, ndërsa duke folur me emra konkretë, nuk i ka kursyer komplimentet për Ibrën, Theon dhe Leaon.

“Nëse duam të arrijmë objektivin, duhet të marrim sa më shumë pikë në tre sfidat e radhës dhe këtë djemtë e dinë mirë. Jemi në një formë të mirë dhe të gjithë kanë dëshirë të bëjnë maksimumin për të arritur objektivin. Ibrën e ka penalizuar pak dëmtimi, por po gjen formën e tij më të mirë dhe po fiton minuta në këmbë. Theo është i jashtëzakonshëm dhe sa më shumë përmirësohet në fazën defensive, aq më shumë kompletohet, por së fundi më ka pëlqyer shumë Leao. Ai ka një marzh rritjeje të jashtëzakonshëm dhe pas karantinës ka punuar vërtetë shumë për t’u përmirësuar”, u shpreh trajneri i Milanit.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...