Paraqitja më e keqe e Milanit këtë sezon ishte pa dyshim kjo e fundit ndaj Atalantës, në mbyllje të fazës së parë të Serisë A. Skuadra kuqezi megjithatë, është kampione e dimrit, pasi Interi nuk mundi të merrte maksimumin e pikëve në Udine. Stefano Pioli, duke folur pas fishkëllimës së trefishtë në mikrofonët e Sky-y, u dha meritë kundërshtarëve të tij.
“Atalanta është ekipi i vetëm që nuk kemi mundur të mposhtim, meritoi fitoren. Na vjen keq për mënyrën se si e morëm golin e parë, pastaj i dyti mbylli ndeshjen. Nuk duhej të ndodhte kështi, kishte kaq shumë për të luajtur”.
Kundër Atalantës ia pa një Milan pothuajse i panjohur.
“Kishim nevojë të bënim më shumë dhe nuk ia dolëm. Ne mund të luajmë më mirë teknikisht, mjaftonte pak më shumë personalitet dhe saktësi.
Ne duhet të rifillojmë me shumë besim, kemi treguar se kemi cilësi. Niveli i shtatë më të mirëve në kampionat është cilësor, nëse pragu i intensitetit ulet, kundërshtarët kanë më shumë avantazh”.
Çfarë do të thotë për Piolin titulli simbolik kampion dimri?
“Të jesh kampion i dimrit është mirë … Ekipi është i vetëdijshëm për rrugën që po ndërtojmë. Ne e dimë që niveli duhet të rritet, ekipet me të cilat garojmë janë shumë të forta. Ne duhet të punojmë për të korrigjuar gabimet tona”.
