Connect with us

Hi, what are you looking for?

Europa League

Pioli: Edhe Milani im modern e spektakolar, nuk jemi larg Realit apo Cityt

Finale e parakohshme u cilësua pas shortit dhe e tillë rezultoi në fushë. Reali i Madridit dhe Manchester City prodhuan një ndeshje spektakolare në mitikun Bernabeu. 3-3 çerekfinalja e parë e Championsit, me dy skuadrat që do të sfidohen sërish mes tyre në Angli (17 prill), aty ku do të vendoset ekipi që kalon mes katër më të mirave të turneut prestigjioz.

Milani e nisi sezonin në Champions dhe po e mbyll në Europa League. Çerekfinalja ka sjellë një derbi italian përballë Romës. Dueli i parë të enjten, në “San Siro”, takim që do të transmetohet live në SuperSport 2 (21:00).

Në konferencën për shtypin përpara ndeshjes ndaj verdhekuqve të De Rossit, Stefano Pioli u shpreh se skuadra e tij nuk është shumë larg nivelit të Realit apo Citizens.

Lexo edhe: 

Ne gjithmonë rrezikojmë për të sulmuar kur luajmë, por është e qartë që nuk do e kemi gjithmonë topin në zotërim. Nëse zgjedh të jesh një skuadër sulmuese, atëherë do të lejosh ndonjë hapësirë pas.

Unë mendoj dhe besoj se do të jetë një ndeshje spektakolare ndaj Romës. Në aspektin e mentalitetit dhe cilësive të lojtarëve. Ne mbërritëm deri në gjysmëfinale të Championsit edicionin e kaluar.

Do të thotë që ishim aty, pra nuk mendoj se jemi shumë larg Realit apo Cityt. Europa League është nën nivelin e Championsit, por edhe këtu ka skuadra të mëdha.

Askush nuk do të befasohej nëse ne, Liverpooli dhe Bayer Leverkuseni do të ishim duke garuar në Champions…

Milani im është në gjendje të luajë futboll modern, me ritëm, intensitet dhe veprime individuale të nivelit të lartë”, u shpreh tekniku i kuqezinjve.

Lajme të tjera

Lajme

Shqipëria është gati për të nisur aventurën e saj në Euro 2024. Kuqezinjtë zhvilluar seancën e fundit stërvitore para sfidës së parë me Italinë,...

Euro 2024

“Besoj që performanca nuk ishte aq e mirë siç e kishim përgatitur. Ka gjëra që duhen përmirësuar, i kemi lejuar shumë hapësira Italisë e...

Euro 2024

Sulmuesi kryesor i Italisë në këtë Europian, Gianluca Scamacca foli në konferencë për shtyp para ndeshjes me Shqipërinë. Lojtari që aktivizohet me Atalantën në...

Kombëtare

Erjon Bogdani vijon të jetë golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtare shqiptare me 18 rrjeta. Ish-sulmuesi i njohur, i cili në Itali...