Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Pioli fiton pikë, pritet konfirmimi në pankinën e Milanit edhe për sezonin e ardhshëm

Erdhi te Milani në tetor të vitit të kaluar për të marrë vendin e Marco Giampaolos dhe që atëherë, Stefano Pioli punoi me kokën ulur, pa shumë reklamë, duke arritur t’i japë një identitet të ri lojës së kuqezinjve, ndonëse gjatë rrugëtimit ka pasur edhe momente negative si ajo humbje në Bergamo ndaj Atalantës.

Rreth 5 muaj punë në skuadrën kuqezi, të cilat u ndërprenë për shkak të koronavirusit, i mjaftuan Piolit që të krijojë një ekip që luan mirë futboll dhe jep shpirtin në fushë, natyrisht i ndihmuar edhe nga afrimi në skuadër i një personaliteti si Zlatan Ibrahimovic.

Tekniku Italian nuk u lëkund as nga zërat që flisnin për një akord paraprak me gjermanin Ralf Rangnick, por vazhdoi punën, duke i gjetur rolin ideal në fushë turkut Calhanoglu, ndihmuar të ambientohet kroatin Rebic dhe rritur ndjeshëm mesfushorin Bennacer.

Dhe ja tani, kur aspekti financiar I klubeve pritet të pësojë goditje të madhe për shkak të ndërprerjes së kampionateve, drejtuesit e Milanit po mendojnë seriozisht që t’ia besojnë pankinën Piolit edhe për sezonin e ardhshëm, me qëllim që të vijojë deri në fund punën e nisur në tetorin e vitit të kaluar.

Me gjermanin Rangnick do të duheshin shumë shpenzime për të krijuar një organikë sipas ideve dhe skemave të tij të lojës, ndërsa Pioli e ka krijuar tashmë bazën e skuadrës dhe do t’i duheshin vetëm 3-4 elementë, për të shtuar më shumë cilësinë dhe kualitetin në ekip.

Për më tepër, me konfirmimin e Piolit në pankinë, është thuaje i sigurt rinovimi edhe për një sezon i gjigantit suedez Zlatan Ibrahimovic, ndërsa edhe legjenda e Milanit Paolo Maldini, aktualisht në rolin e drejtuesit, do të ishte tërësisht i kënaqur me zgjedhjen.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...