Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Italisë

Pioli: Jam i zhgënjyer, u treguam naivë!

Stefano Pioli nuk e fshehu zhgënjimin për eliminimin nga Kupa e Italisë. Më shumë sesa rezultati i Allianz Stadium, trajnerin e Milanit e djeg ajo penallti që solli golin e barazimit të bardhezinjëve në minutat e fundit të gjysmëfinales së parë në San Siro dhe që u bë përcaktuese përsa i përket kualifikimit.

“Është zhgënjyese që duhet ta them, por penalltia në “San Siro” rezultoi vendimtare. E ndjemë presionin e Juventusit, që pasonte shpejt dhe zotëronte topin. Ishim naivë te penalltia dhe kartoni i kuq, por pastaj luajtëm mirë dhe kishim 2-3 shanse të shënonim. Nëse do hynte në portë ndonjëri…”, deklaroi fillimisht Pioli për “Rai Uno”.

Më tej ai shton: “Është për të ardhur keq që u eliminuam, pasi ishte objektivi ynë finalja. Nuk e arritëm dhe tani duhet të kualifikohemi në Europë nga kampionati. Kishte pak diferencë në dy ndeshjet dhe të dyja dolën barazim. E pësuam prej atij goli që Juventusi na shënoi në shtëpi.Ishim të detyruar të shënonim gol. Luajtëm në mbrojtje dhe qendërmbrojtësit bënë një ndeshje të mirë. Treguam se mund të jemi solidë dhe kjo na duhet për vazhdimësinë. Sigurisht që jemi të zhgënjyer, pasi me të vërtetë e donim finalen. Na duhet të jemi qëndrueshëm, pasi këtë sezon shpesh nuk kemi marrë rezultatet që kemi merituar në shtëpi. Nuk kemi finalizuar si duhet rastet e krijuara dhe i kemi lënë ndeshje e hapura, duke rrezikuar”.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...