Connect with us

Hi, what are you looking for?

Champions League

Pioli karikon Milanin: Na presin sfida të tjera në Champions, pse zgjodha Krunic titullar

Tifozët e Milanit e kanë mbushur plot “San Siron”, stadium ku Milani sonte pret Salzburgun, sfidë ku mjafton një pikë për t’u kualifikuar mes 16 ekipeve më të forta në Champions League.

Atmosfera në kampin e kampionëve të Italisë është e shkëlqyer, teksa trajneri Pioli foli shkurtimisht përpara sfidës, duke shpjeguar pse vendosi t’i dhurojë një fanellë titullari boshnjakut Krunic në mesfushë.

Ndihemi mirë, kemi një dëshirë të madhe për t’u kualifikuar. Na pret një sfidë e vështirë, por kemi kualitetin e duhur për të përballuar kundërshtarin dhe për të luajtur mirë. Jam i sigurt se do të luajmë ndeshje të tjera në këtë kompeticion.

Krunic titullar? Do të zbresim në fushë me tre mesfushorë, mendoj se është zgjedhja më e mirë. Skuadra është e ekuilibruar kështu, kemi mundësi për të bërë mirë në lojën me top dhe atë pa top”, deklaroi trajneri i Milanit.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...