Connect with us

Hi, what are you looking for?

Itali

Pioli kërkon finalen ndaj Interit: Kujdes mesfushorin e zikaltërve, nuk e ndryshojmë stilin!

Inter dhe Milan do të përballen të martën në mbrëmje në një derbi të vlefshëm për gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Takimi i parë mes dy skuadrave nga Milano është mbyllur me rezultatin e barabartë 0-0, e në këtë formë gjithçka është e hapur sa i takon llogarive për të prekur finalen.

Megjithatë, trajneri Stefano Pioli në konferencë për shtyp kërkon nga skuadra e tij të arrijë finalen e cila Milanit i mungon prej vitit 2018 kur përballë kishte Juventus dhe pësonte një disfatë me rezultatin 4-0. Tekniku i kuqezinjve theksoi se të besuarit e tij duhet të tregojnë kujdes ndaj Brozovic, ndërsa nga ana tjetër shtoi se pavarësisht rrezikshmërisë së Interit kur gjen hapësira, Milani nuk do ta ndryshojë stilin.

“Nuk besoj se rezultati i Kupës do të ketë ndikim në kampionat, do të japim maksimumin për të mbërritur në finale dhe për ta arritur këtë duhet të luajmë me shumë përqëndrim. Më vjen mirë që nuk kemi pësuar shumë gola, është një e dhënë e rëndësishme. Por, edhe pak surprizuese sepse stili jonë i lojës bën që të kemi hapësira në repartin difensiv.

Inter ka lojtar me shumë kualitet dhe kur ata gjejnë hapësira bëhen shumë të rrezikshëm, duhet të tregohemi të vëmendshëm, sidomos ndaj Brozovic që i jep shumë energji skuadrës dhe është një pikë referimi. Duhet të parandalojmë rrezikun, por ne nuk do ta ndryshojmë stilin tonë prej Interit”, u shpreh Pioli.

 

Lajme të tjera

Kategoria Superiore

Xhuliano Skuka nis aventurën e re në Francë, ku do të jetë pjesë e Metz. Sulmuesi dibran kaloi me sukses testet mjekësore mëngjesin e...

Kategoria Superiore

Big Brother Mania edhe në mbrëmjen gala “Më të mirët 2022”, që organizohet nga FSHF dhe Digitalb, dhe që po transmetohet në SportNews, teksa...

Premier League

Dëmtimi i Virgil Van Dijk është padyshim një lajm i keq për Jurgen Klopp, që sheh Liverpoolin e tij këtë sezon, shumë larg formës...

Francë

Transferimi i Xhuliano Skukës te Metz ishte padyshim më i bujshmi i këtyre viteve të fundit. Më i shtrenjti në historinë e kampionatit shqiptar....