Connect with us

Hi, what are you looking for?

Itali

“Pioli kërkon futboll agresiv, unë jam gati”, Loftus-Cheek: Falenderoj Tomorin se bën përkthyesin

Një nga transferimet e Milanit në këtë merkato është edhe Ruben Loftus-Cheek i afruar nga Chelsea për shumë e 16 milionë eurove. Mesfushori kërkon që në aventurën e tij në Serie A, të rikthejë versionin e tij më të mirë pas disa sezonesh me ulje e ngritje te Blutë e Londrës. Në një intervistë për Gazzeta Dello Sport, 27-vjeçari britanik shprehet se është gati të ndjekë udhëzimet e trajnerit Stefano Pioli që kërkon të aplikojë një futboll agresiv.

“Në vitet e mëparshme kam luajtur në një pozicion paksa difensiv, tashmë te Milani kam më shumë lirshmëri në zonën e avancuar të fushës dhe shpresoj të shënoj më shumë. Pioli kërkon një futbollist agresiv, por edhe ofensiv në të njëjtën kohë.

Lexo edhe:

Të gjithë kërkojmë të luajmë me topin dhe të jemi agresiv për ta rikuperuar shpejt atë, jemi gati t’ia plotësojmë dëshirën trajnerit. Ndjehem shumë mirë dhe për mua Milani është një sfidë shumë e bukur. Jemi një skuadër me cilësi dhe ambienti është shumë entuziast për sezonin e ri.

Si bisedoj me Piolin? Ai që bën përkthyesin është Fikayo Tomori. Është një ndihmë e madhe për mua”, u shpreh Loftus-Cheek.

Lajme të tjera

Bundesliga

Union Berlin vijon të jetë në kërkim të një trajneri, për t’iu besuar pankinën pas shkarkimit të zviceranit Urs Fischer, teksa së fundi ka...

Featured

Jasir Asani shkëlqeu në plot kuptimin e fjalës me Kombëtaren e Shqipërisë, në kualifikueset drejt kampionatit europian, duke shënuar 3 gola e duke dhënë...

Itali

Pasi përfundoi aventurën me Tottenham sezonin e shkuar, Antonio Conte vijon të shijojë pushimet dhe kohën me familjen. Megjithatë, ashtu siç e ka theksuar...

Serie A

Interi harron Frattesin. Zikaltrit publikuan protokollin e ndeshjes ndaj Juventusit, teksa mesfushori italian nuk figuronte as mes futbollistëve të formacionit dhe as mes atyre...