Trajneri i Milanit Stefano Pioli deklaroi se skuadra u tregua e pakujdesshme në momente delikate, ndaj sipas tij u mundën me rezultatin 5-1 nga Interi në “Derby della Madonnina”.
Në konferencën e dhënë për mediet pas kësaj disfate, italiani u shpreh se ishte momenti i golit të retë të Interit që sipas tij i “preu këmbët” ekipit.
Lexoni edhe:
- Telashe pa fund për Juventusin, Ronaldo nis çështjen ligjore kundër ish-klubit
- Gol dhe asist tek Antwerpi, sulmuesi i Kombëtares në një moment të artë (video)
- VIDEO/ Më i miri i ndeshjes, Tuci i jep fitoren Lokomotivës së Zagrebit
- Gjilani shijon fitoren e parë dhe ndal Malishevën, Llapi përfiton dhe merr kreun
“E pësuam duke pranuar gola në momente në të cilat dukej se mund t’i vendosnim gjërat në rregull. Kishim shumë cilësi, por ishim të pakujdesshëm në kundërsulme. Me meritë e shkurtuam diferencën, por 3-1-shi na preu këmbët. Është e trishtueshme të humbasësh kështu, ne mund të bëjmë më mirë dhe Interi ishte më i zgjuar në situata të caktuara”-tha ai.
Më tej tekniku i “kuqezinjve” nuk u duk pozitiv, duke u shprehur se skuadra e tij do të vazhdojë fortë garën për kreun e Serie A, ndërsa më vonë theksoi se tashmë duhet të përgatiten për ndeshjet e Champions League.
“Interi është i fortë, por edhe ne. Ne dalim qartë të mundur, por jam i bindur se mund të konkurrojmë për vendin e parë. Kemi shumë lojtarë të rinj, atyre duhet t’u jepet kohë të marrin veten dhe ne do të përpiqemi që të përshtaten sa më shpejt në mënyrë që në fillimin e Champions League të jemi në formë. Kjo humbje nuk i heq asgjë forcës tonë”-vijoi Pioli.
