Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Pioli: Mandzukicin e shoh të etur, Milani futboll sulmues

Milani luan këtë fundjave me Atalantën, mjafton të mos humbë ndaj bergamaskëve për t’u shpallur kampionë dimri (përfundon faza e parë e ndeshjeve në Serinë A). Trajneri Stefano Pioli mund të llogaritë për sfidën me ekipin e Gasperinit edhe nënshkrimin e ri për fazën sulmuese, Mario Mandzukic.

“Ai u përshtat menjëherë, ka punuar edhe më parë në Itali dhe ka mentalitet europian. Fizikisht e shoh shumë mirë, nuk ka luajtur për një kohë të gjatë, por është shfaqur i etur në seancat stërvitore. Mario mund të luajë menjëherë.”

Trajneri nuk përjashton që kroati të fusë së bashku me Ibraahimovicin, por vetëm pasi Mandzukic të ketë gjetur formën më të mirë.

“Është një mundësi, por Mario duhet të ketë më shumë ritëm dhe gjendje. Ai erdhi me idenë për të luajtur së bashku me Zlatanin. Ne duam të kemi alternativa të vlefshme dhe të përpiqemi të mos u japim pikë referimi kundërshtarëve. Kam folur me Marion, më tha se ai do të luajë atje ku skuadra ka nevojë dhe do të përpiqet të fitojë. Vetëm dy herë i kemi pasur Zlatan, Rebic dhe Leao së bashku. Jam i lumtur me ardhjen e Marios.”

Në fund, Pioli i përgjigjet Gasperini, i cili kishte folur për penalltitë e shumta të dhëna për Milanin.

“Ne luajmë futboll sulmues, shpesh jemi brenda zonës. Kjo është arsyeja pse kemi marrë kaq shumë penallti dhe kemi goditur kaq shumë shtyllën. Kam respekt të madh për klasën tonë të gjyqtarëve, ata po bëjnë më të mirën”.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...