Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Pioli mposht koronavirusin, vihet menjëherë në drejtim të skuadrës

Trajneri i Milanit Stefano Pioli dhe ndihmësi i tij Giacomo Murelli kanë mposhtur koronavirusin dhe do të vihen në drejtim të skuadrës duke nisur nga seanca stërvitore e pasdites së sotme.

Lajmi është dhënë nga vetë klubi milanez, që njofton se pas tamponëve të kryer dje, Pioli e Murelli kanë rezultuar negativë dhe do të ulen rregullisht në pankinë duke nisur që nga sfida e të enjtes në Europa League përballë Celtic.

Trajneri i kuqezinjve dhe ndihmësi i tij rezultuan pozitivë thuajse dy javë më parë, ndërsa gjatë kësaj kohe skuadra është drejtuar nga Daniele Bonera, i cili qëndroi në pankinë për tre ndeshje dhe regjistroi dy fitore në kampionat e një barazim në Europa League ndaj Lille.

Kuqezinjtë kanë njohur një periudhë vërtetë të suksesshme nën drejtimin e Stefano Piolit, pasi nuk humbin një ndeshje kampionati që prej muajit mars të këtij viti dhe këtë sezon kryesojnë renditjen me 5 pikë më tepër se Interi i vendit të dytë.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...