Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Pioli shmang komentet për Super Ligën dhe konfirmon objektivin e Milanit

Sfida me Sassuolon duhej të ishte mjaft e rëndësishme për Milanin që synonte një vend në zonën Champions të renditjes, megjithatë përfshirja e kuqezinjve në listën e klubeve nismëtare të Super Ligës ka zbehur disi këtë objektiv.

Tekniku i Milanit, Stefano Pioli ka dalë sot në konferencën e zakonshme për shtyp, ku theksoi se synimi i klubit mbetet i njëjtë, të renditet në katërshen e më të mirave, teksa iu shmang pyetjeve mbi Super Ligën Europiane.

Me fitoren ndaj Genoas thyet edhe tabunë “San Siro”…
Ishte një ndeshje e komplikuar, por fatmirësisht ia dolëm të fitojmë dhe të marrim tre pikët. Megjithatë ndaj Sassuolos do të jetë akoma më e vështirë, pasi është një skuadër që mezi i pret ndeshje të tilla dhe për më tepër, ka një lojë të konsoliduar tashmë.

Çfarë mendimi keni për Super Ligën?
Unë ndjek këshillat e drejtuesve të mi, që më kanë udhëzuar të përqendrohem te puna e përditshme me ekipin. Mendoj se nuk është momenti i duhur për të dhënë mendimin tim për situatën.

Si janë Ibra dhe Bennacer?
Kemi disa probleme me titullarët, por të shohim deri nesër, se çfarë formacioni do të hedhim në fushë. U referohem këtu lojtarëve si Ibra, Bennacer, Calhanoglu e Theo, që nuk janë në formën e tyre më të mirë.

Championsi duket se nuk është më një objektiv për Milanin…
Milani ka vite që nuk renditet në katërshen e parë dhe do të jetë një goxha arritje nëse ia dalim këtë sezon. Objektivi mbetet i njëjtë dhe duam ta sigurojmë sa më shpejt renditjen në katërshen e parë.

Si është gjendja fizike e skuadrës?
Natyrisht që kemi pasur një kalendar shumë të ngjeshur dhe na kanë penalizuar jo pak edhe dëmtimet, megjithatë përgjigjet që mora ndaj Genoas ishin mjaft optimiste. Ndaj Sassuolos do të jetë një ndeshje tjetër, me më shumë hapësira dhe organizim loje.

Rinovimi i Donnarummës…
E kam parë të qetë dhe në gjendjen optimale për të përgatitur ndeshjet. Ndonjë gabim i vogël edhe mund të bëhet, por ai është mjaftueshëm i qetë dhe nuk ndikohet nga rrethanat e jashtme. Sa i përket rinovimit, është një çështje që i përket atij dhe drejtuesve të klubit.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...