Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Italisë

Pioli në telashe, lideri i skuadrës humb edhe derbin ndaj Interit

Pioli
Pioli

Ndonëse me më shumë se 40 vite mbi supe, Zlatan Ibrahimoviç ka ende dëshirë të japë kontributin e tij në fushën e blertë, por fiziku nuk po i përgjigjet ashtu si duhet, pasi dëmtimet e njëpasnjëshme e kanë lënë shumë shpesh jashtë fushave.

Kur dukej se po shihte “dritë në fund të tunelit” dhe luajti disa minuta në ndeshjen ndaj Bolognës, suedezi u ndal sërish, këtë herë në stërvitje dhe humbi jo vetëm transfertën e radhës ndaj Torinos, por do të mungojë për të paktën edhe 10 ditët e ardhshme.

Thënë ndryshe, sulmuesi 40-vjeçar nuk do të mund të jetë në dispozicion të Stefano Piolit as për sfidën e fundjavës ndaj Genoas dhe as për atë ndaj Interit, e vlefshme për gjysmëfinalen e kthimit të Kupës së Italisë.

Këtë sezon Zlatan Ibrahimoviç ka shënuar vetëm 8 gola, më pak se gjysmën e atyre të shënuar një vit më parë dhe numëron 23 ndeshje, por në shumicën e tyre ka ardhur nga stoli dhe ka luajtur vetëm pak minuta.

Në këtë mënyrë Stefano Pioli humb një titullar të rëndësishëm në fazën më të rëndësishme të sezonit, kur kuqezinjtë janë në garë për dy trofe, ndërsa ky dëmtim hedh dyshime edhe mbi të ardhmen e Ibrës.

Lajme të tjera

Katar 2022

Lionel Messi rikthehet të flasë për triumfin e Argjentinës së tij në Botërorin Katar 2022. Në një intervistë të gjatë kapiteni i kombëtares albiceleste...

Kategoria Superiore

Vesel Limaj u largua nga Tirana drejt Rumanisë, duke ndërprerë me konsensus marrëdhënien me kampionët e Shqipërisë. Për SuperSport, futbollisti nga Malisheva i lindur...

Featured

Gjatë periudhës së merkatos, janë të shumta mundësitë që një lojtar të ndryshojë klub dhe fanellë. Mirëpo, edhe pse shumë të rrallë, ka nga...

Futboll

Portieri i Yeni Malatyaspor, Ahmet Eyup Turkaslan raportohet mes viktimave që humbën jetët nga tërmeti vdekjeprurës në Turqi. Lajmin tragjik e zyrtarizoi trajneri Yalmaz...