Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Pioli: Nuk është momenti për të parë renditjen, Milani është në rrugën e duhur!

Stefano Pioli pavarsisht barazimit 3-3 që regjistroi Milani i tij në ndeshjen ndaj Romës, i gëzohet paraqitjes që zhvilluan futbollistët e tij, duke theksuar se Milani është në rrugën e duhur dhe me kalimin e javëve mund të përmirësohet akoma më shumë.

“Do të shkoj në shtëpi i lumtur për lojën që zhvilluam, edhe pse djemtë nuk ishin aspak të kënaqur në fund të ndeshjes, kjo edhe për faktin që ishim tre herë radhazi në avantazh. Nuk është momenti për të parë renditjen. Rasti i fundit i Romagnolit tregon sesa shumë besonim dhe e donim fitoren. Raste krijuam plot, por nuk ia dolëm t’i finalizonim ashtu siç bëri Roma me të sajat. Gjithsesi, Milani është në rrugën e duhur, jemi të vetëdijshëm që po bëjmë. Na mungoi saktësia në disa momente. Leao? Jam shumë i kënaqur me performancën e tij. Rafael sulmoi me vazhdimësi gjatë gjithë 90 minutave. Kjo është mënyra e duhur për t’u rritur dhe ajo që pres nga ai, duhet të insistojë kështu“, thekson trajneri i Milanit.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...