Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Italisë

Pioli: Objektiv është Europa, kemi cilësi të tentojmë kualifikimin

Futbolli italian do të rikthehet me gjysmëfinalen e kthimit Juventus-Milan, ndërsa tekniku i kuqezinjve Stefano Pioli doli sot në konferencën e zakonshme për shtyp, ku u shfaq mjaft optimist për një sukses në Torino.

“Është shumë e rëndësishme të rikthehemi pas një ndalese kaq të gjatë, ndonëse të luash pa publik është gjithmonë e vështirë. Megjithatë duhet të luamë dhe këtë do ta bëjmë me masat maksimale të sigurisë. Kemi respektuar në maksimum rregullat e pandemisë dhe tani jemi gati të zbresim në fushë. Rezultati i ndeshjes së parë nuk është në favorin tonë, por kemi cilësitë maksimale për të luajtur shanset tona dhe për të shkuar në finale”, u shpreh Pioli.

I pyetur mbi të ardhmen e tij, trajneri kuqezi deklaroi se e ka të pa mundur ta parashikojë, duke qenë se ka edhe shumë javë për t’u luajtur, ndërsa shtoi se objektiv primar ka që të çojë Milanin në Kupat e Europës.

“Jemi 14 javë nga fundi i sezonit 2019-2020 dhe nuk mund të parashikoj të ardhmen time. Jam i përqendruar të përgatis skuadrën sa më mirë, pasi duam një vend në Kupat e Europës dhe pse jo, të provojmë të fitojmë Kupën e Italisë”, u shpreh tekniku kuqezi.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...