Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Pioli optimist: Janë edhe 87 pikë në lojë, Suso lojtar i madh

Në dy ndeshjet e para ka grumbulluar vetëm një, por ndaj Spal është momenti që Milani i tij të rikthehet te fitorja dhe Stefano Pioli të arrijë suksesin e parë. Në konferencën për shtyp përpara sfidës ndaj skuadrës nga Ferrara që do të luhet të enjten, Pioli foli për shumë tema duke i prekur të gjitha çështjet e aktualitetit kuqezi nga pak.

Momenti i Milanit? “Ne duhet të jemi realistë dhe të themi se nuk jemi në një moment të mirë, por ne kemi mundësinë për të përmirësuar renditjen tonë”.

Mik me lojtarët? “Unë jam një trajner që jam afër lojtarëve, i cili përpiqet t’i përmirësojë ata. Ka një ndryshim të madh midis të qenit një grup i mirë dhe të bërit ekip. Jemi të rinj dhe trajneri duhet të jetë bindës”.

Momenti i kthesës? “Ka akoma 87 pikë në dispozicion. Ka shumë kohë për të përmirësuar renditjen tonë që nuk është ajo që duam. Secili prej nesh duhet të japë diçka më shumë. Dua që lojtarë që luftojnë 95 minuta për të fituar”.

Frika? “Në këto dy ndeshje nuk kam parë një ekip të frikësuar. Nëse dikush ka frikë, duhet të lihet pas. Nëse besojmë se gjithçka është e mundur. Ne duhet ta besojmë atë”.

Suso? “Nuk kam dyshim se ai është një lojtar i shkëlqyer. Është e gabuar t’i kthesh të gjitha vështirësitë te një lojtar. Të gjithë duke nisur nga une duhet të japim diçka më shumë”.

Rezultatet? “Ne duhet të bëhemi shumë të përgjegjshëm. Ne veshim një fanellë prestigjioze të një klubi prestigjioz. Tifozët me Leccen ishin 50 mijë dhe unë mendoj se e vlerësuam frymën e ekipit. Në Romë ishin 5 mijë dhe është momenti të bëjmë diçka më shumë”.

Piatek dhe Leao? “Piatek është sulmuesi i Milanit me karakteristika të caktuara ashtu si Leao. Piatek dëshiron të bëjë mirë. Unë prisja më shumë nga Leao të dielën. Unë nuk mendoj se është aq e rëndësishme kush luan nesër. E rëndësishme është se çfarë “lloji” të Milanit do të shohim në fushë ”.

Gabimet e shumta? “Ka shumë gjëra që duhet të përmirësojmë. Ne duhet të jemi më të kthjellët dhe të saktë. Nesër do të duhet të jemi shumë më të kthjellët. Ka shumë për të bërë, por ne kemi materialin për më të mirën.”

Moduli? “Në karrierën time nuk ka asnjë modul të preferuar të lojës. Do të shohim, ka shumë për të bërë. Ne mbetemi të përqendruar në këtë ndeshje, tani ky moment është shumë i rëndësishëm”.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...