Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Pioli: Për Ibrahimovic ndërrova skemën, ja arsyeja e “shpërthimit” të Rebic!

Afrimi i Zlatan Ibrahimovic në merkaton e dimrit te Milani, i ndryshoi fytyrën por edhe skemën skuadrës kuqezi. Milani pati një ecuri më të mirë në kampionat me Zlatan në skuadër deri në momentin e ndërprerjes së Serie A. Impakti i bomberit suedez ishte i menjëhershëm, ndërkohë që trajneri Stefano Pioli në një intervistë e ka pranuar se për shkak të Ibras i është dashur të ndërrojë skemën.

“Kemi zhvilluar ndeshje shumë të mira me skemën 4-3-3, por na mungonte cilësia në krahët e sulmit.Vendosa të ndryshoj skemë prej Zlatan Ibrahimovic. Ardhja e një futbollisti të tillë ndikoi që të fillonim të luanim me skemën 4-2-3-1. Rebic? Ante u kthye nga pushimet e dimrit në kushte të shkëlqyera fizike dhe mentale, ky është shkaku pse shpërtheu më pas”, komenton trajneri i skuadrës së Milanit.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...