Europa League

Pioli: Rëndësi ka kualifikimi, do mësojmë nga gabimet!

Me shumë vuajtje Milani i Stefano Piolit arriti të siguronte kalimin në fazën e 1/8-ave të Europa League. Kuqezinjtë eliminuan serbët e Crvena Zvezdës pas dy barazimeve teksa iu falën një goli më shumë të shënuar në fushë kundërshtare pasi përballja e San Siros u mbyll në barazim 1-1. Në kryeqëndrën lombarde skuadra e drejtuar nga Dejan Stankovic e vuri shumë në vështirësi Milanin, që edhe pse kishte një lojtar më shumë në fushë për më tepër se 20 minuta rrezikoi eliminimin. Pas ndeshjes Pioli thuri elozhe për Crvena Zvezdën teksa shtoi se kjo është një periudhë jo e mirë për skuadrën e tij.

“Skuadra mund të jetë e re, por është e pjekur. Është e qartë që nuk jemi në momentin tonë më të mirë. Fitoret e shumta na dhanë energji dhe besim, elementë që po na mungojnë pak.Është për të ardhur keq që nuk e kontrolluam më mirë situatën, duke pasur më shumë saktësi në pasimet tona. Gjithsesi gjëja më e rëndësishme ishte të kualifikoheshim kundër një ekipi që na shkaktoi probleme në të dy dyja ndeshjet. Në ndeshjen e parë nuk e kërkuam golin e tretë dhe fjetëm mbi dafina. Në ndeshjen e dytë nuk vepruam njëlloj, patëm mundësi shënimi me Rebic dhe Ibrahimovic. Në këtë nivel detajet bëjnë diferencën”.

Trajneri i Milanit i bëri edhe një analizë sezonit të deritanishëm të kuqezinjëve, duke nxjerr në pah meritat por edhe gabimet e skuadrës. Pioli ka besim se në të ardhmen Milani do të jetë më i fortë.

“Nëse mendojmë për sezonin tonë, ka plot gjëra pozitive. Sezoni nuk mbaron këtu, fitimi i Europa League të jep një vend në Champions League. Jemi duke bërë më shumë gabime dhe nuk jemi aq të fortë sa kemi qenë në të kaluarën, por është me shumë rëndësi që u kualifikuam.Mendoj se kemi të bëjmë me një lodhje psikologjike të skuadrës, jo fizike. E kemi nisur gjithçka në raundet eliminatore. Unë përpiqem të karikoj skuadrën gjatë gjithë lojës, t’u jap atyre motivimin e duhur.Ndoshta ata ende nuk kanë nisur ta ndjejnë presionin. Po bëjmë një sezon të mirë dhe duke kaluar në momente të vështira na ndihmon të bëhemi më të fortë në të ardhmen.”

 

 

 

 

 

 

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency