Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Pioli: Të isha 30 vite më i ri, do të zbrisja në fushë

Milani përballet me Verona në transfertë me synimin për të lënë pas një periudhë me ulje-ngritje me 4 pikë të mbledhura në 4 ndeshje të Serisë A. Interi tashmë është shkëputur në krye, ndërsa Juventusi ushtron presion nga pas, sidoqoftë, Stefano Pioli dëshiron të përqendrohet në rrugën e ekipit të tij, siç theksoi ai në konferencën për shtyp..

“Nëse krahasojmë dy vitet, rezultatet tona ishin më të ulëta në 2021. E patëm të vështirë për të ruajtur vazhdimësinë me kaq shumë dëmtime. Në këto dy muaj ne po luajmë në kampionatin dhe në Ligën e Evropës. Jemi të përqendruar në rrugën tone, jo në atë të të tjerëve. Duhet të jemi të bindur për mundësitë tona. Nëse do të isha 30 vjet më i ri do të dilja në fushë me ta, por nuk e di nëse do të ishin të lumtur… “.

Forma e Veronës: “Juric ka bërë një punë të shkëlqyer për dy vjet. Ai ka ndryshuar shumë lojtarë, por ka një ekip të organizuar dhe agresiv, fizik dhe teknik. Ndali Juven, mundi Napolin dhe Atalantën. Ne nuk duhet të japim pika reference, duhet të lëvizim shumë.”

Sulmi i besohet Leaos: “Leao duhet të japë gjithçka. Të mërkurën ai hyri në lojën e tij. Ishim me shumë lojtarë brenda zonës, por Udinese mbizotëronte gjithmonë. Krunic? Është mirë për momentin, ka shumë të ngjarë që të luajë ai se Brahim Diaz. Tonali është mirë, thjesht ndiente një lodhje, të shohim se si do ta përdorim nesër.”

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...