Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Pioli: Të shtunën pashë Milanin që doja, ndaj Juves kemi stimuj maksimalë

Të shtunën në mbrëmje Milani bëri surprizën e madhe, duke mposhtur Lazion me rezultatin e thellë 0-3 në “Olimpico” dhe duke i dhënë një goditje të fortë ëndrrës së bardhekaltërve për të arritur te titulli kampion.

Megjithatë kalendari u ka rezervuar kuqezinjve fatin për të vendosur jo pak sa i përket garës për titull, pasi nesër në mbrëmje do të përballen në ‘San Siro” me Juventusin kryesues dhe nëse ia dalin të ndalin bardhezinjtë, rihapin edhe njëherë luftën për kreun.

Trajneri Stefano Pioli doli sot në konferencën e zakonshme për shtyp, ku vlerësoi maksimalisht performancën e të tijve në kryeqytet dhe bëri thirrje që të përballojnë me të njëjtin ritëm edhe përballjen me bardhezinjtë.

“Ndaj Lazios zhvilluam ndoshta ndeshjen më të mirë të sezonit dhe do të doja shumë që të njëjtën lojë të aplikonim edhe ndaj Juves. Kalendari i ngjeshur ndikon në lodhjen e futbollistëve, por përballja me Juven na jep një motivim ekstra”, u shpreh trajneri i Milanit.

Një pjesë e mirë e futbollistëve kuqezinj po kalojnë një moment mjaft të mirë dhe po ndihmojnë skuadrën drejt arritjes së objektivit, ndërsa Pioli analizoi emrat një për një dhe foli me superlativa veçanërisht për gjigantin suedez Zlatan Ibrahimovic.

“Ibra është mirë, pro ka nevojë për më shumë minuta, që të rritë edhe më shumë performancën në fushë. Në aspektin mental dhe atë të prezencës në fushë, është lojtari më i madh me të cilin kam punuar. Për Calhanoglu do të vendosim nesër, por shpresoj ta kem në dispozicion, pasi po kalon një moment të mirë. Kessie është shumë i rëndësishëm për ne, pasi po jep një kontribut të jashtëzakonshëm dhe as që ka ndërmend të akuzojë për lodhje. I ka cilësitë e duhura për të përsëritur paraqitjen e bërë në Romë. Theo më në fund ka kuptuar se po të përmirësohet në aspektin mbrojtës, mund të bëhet më i miri në rolin e tij, megjithatë duhet të tregojë më shumë kujdes. Bennacer është më i kthjellët, me një partner afër vetes, ndërsa Rebiç ka një qëndrim që duhet të jetë shembull për ekipin. Saelemaekers mund të rritet akoma më shumë, por është i ri dhe ka kohë për ta bërë këtë”, tha Pioli.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...