Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Pioli: Titulli? Mendojmë vetëm për Atalantën, Mandzukic lojtar fitues!

Stefano Pioli i gëzohet suksesit 0-2 që arriti Milani i tij në Sardenjë ndaj Cagliarit, një fitore që mbajti kuqezinjtë në krye të Serie A, me 3 pikë avantazh nga Interi i vendit të dytë. Në konferencën për shtyp pas ndeshjes, Pioli analizoi sfidën ndaj skuadrës sarde, por foli edhe për vazhdimësinë e sezonit si dhe për afrimin e Mario Mandzukic i cili pritet të shtojë cilësinë dhe eksperiencën në repartin e avancuar të Milanit.

GARA – “Mendojmë të japim maksimumin në çdo ndeshje tonën. Gjithmonë kërkoj përqendrim nga lojtarët e mi. Në çdo moment ata duhet të jenë gati dhe ishim edhe këtë herë. Ishte një provë force dhe fituam me meritë. Tifozët i falënderoj për mbështetjen dhe ekipi do mundohet t’u japë atyre më të mirën. Duhet të vazhdojmë të mendojmë se ndeshja e radhës është më e rëndësishmja. Të shtunën kemi një ndeshje shumë të rëndësishme kundër Atalantës. Në prill pastaj do të shohim renditjen. Shtatë skuadra janë shumë të forta, të gjitha do të luftojnë deri në fund për të fituar titullin kampion dhe për të arritur në Champions League. Ne do luftojmë të jemi në katër të parat. Ecuria e deritanishme na jep besim”.

MANDZUKIC – “Ibra më ka thënë se do kujdeset ta mbajë atë afër. Jam i lumtur, klubi është ambicioz dhe do një Milan në majë. Ardhja e Mandzukic bëhet për të vijuar në këtë linjë. Duke pasur parasysh ndeshjet e shumta, ne kemi nevojë për shumë lojtarë. Gjithashtu u them lojtarëve se nuk është e rëndësishme sasia e minutave, por cilësia. Kur klubi ma propozoi unë u thashë po menjëherë. Fola me të dhe është shumë i motivuar. Ai është një fitues”.

MBROJTJA – “Jam shumë i kënaqur dhe i lumtur për Kalulu. Ai luan me personalitet dhe me forcë. Është një tjetër lojtar që mund të na japë kënaqësi. Sa i takon Kjaer, ai nuk u dëmtua. Ka një problem që e kufizon pak dhe menduam që të mos rrezikojmë ndonjë dhimbje koke. Sa më shumë lojtarë cilësorë të kemi, as më shumë do të jemi në gjendje të bëjmë paraqitje të mira dhe të jemi konkurrues”.

SAELEMAEKERS – “Djali është duke u rritur dhe i kërkoi falje të gjithë ekipit. Ai ishte zemërthyer. Nuk dua ta mbroj atë, por ishin dy kartonë të verdhë të pamerituar. Është e vërtetë që ai duhet të jetë më i kthjellët dhe duhet të rritet nga ky gabim. Ai e bëri këtë gabim edhe në Napoli, por më pëlqeu qëndrimi i ti pas ndeshjes”.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...