Serie A

Pioli u riktheu titullin kampion, tifozët e Milanit i vjedhin medaljen

Milani ia doli të rikthehet te titulli kampion pas 11 vitesh, teksa një meritë të padiskutueshme ka padyshim edhe trajneri Stefano Pioli, që drejtoi një grup te i cili pak njerëz besonin dhe i dërgoi drejt suksesit.

Megjithatë gjatë festës së titullit në “Mapesi Stadium” ka ndodhur një episode i pakëndshëm, pasi trajnerit kuqezi i kanë vjedhur medaljen e kampionit, që mori gjatë ceremonisë së dorëzimit të trofeut.

Ka qenë vetë trajneri, që duke folur për mediat pas ndeshjes, ka zbuluar episodin dhe ka bërë apel që t’ia kthejnë, duke thënë me humor se është e vetmja që ka dhe ka vlerë më shumë morale, sesa ekonomike.

“Më kanë marrë medaljen gjatë festimeve. Nëse mundeni të bëni një apel për të ma kthyer, ju falënderoj. Është e vetmja që kam”, tha trajneri që fiton trofeun e parë në karrierë.

Eventet Sportive në SuperSport

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency