Connect with us

Hi, what are you looking for?

Itali

Pioli zbulon bisedën me Theon dhe Giroud pas finales: Duhet të jenë krenarë

Pas përfundimit të Kupës së Botës, Milan përgatitet të mirëpresë dy finalistët e saj, Theo Hernandez dhe Olivier Giroud. Francezët që dolën të mposhtur përballë Argjentinës, tashmë duhet të hedhin pas krahëve zhgënjimin e disfatës dhe të rigjejnë motivimin e duhur për të mbyllur me sukses sezonin me Milanin.

Trajneri i kuqezinjve, Stefano Pioli zbulon se kontaktoi me dy lojtarët e tij pas finales dhe theksoi se si Theo ashtu edhe Giroud duhet të ndihen krenar për rrugëtimin e tyre në Katar.

“Unë isha një tifoz i Theos dhe Giroud në finale, bisedova me ta dhe iu thashë se duhej të ndiheshin krenar me rrugëtimin e tyre. Në Botëror, Theo tregoi në fushë atë se çfarë unë dhe Maldini i kemi kërkuar gjatë këtyre kohëve dhe ditë pas dite është duke u shndërruar në anësorin më të mirë të botës”, u shpreh Pioli.

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...