Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Pipero në “FanZone”: Futbolli të nisë në qershor, të zbatohen protokollet

Brenda dy muajve është bërë më i famshëm se nje “rock-star”, i pranishëm në shtëpinë e thuajse çdo shqiptari përmes ekranit. Megjithatë, karriera e tij nuk është ajo e një meteori të muzikës, është ndërtuar ndër dekada, e tani, me koronaviorusin, thjesht sa është vënë në dukje. Bëhet fjalë për Pëllumb Piperon, mjekun epidemiolog dhe një ndër kokat e luftës kundër Kornavirusit në vendin tonë. Pas lehtësimit të gjendjes dhe orëve të stërgjatura të punës, tani gjen edhe mundësinë për të qenë mik në një emision sportiv, pikërisht në “FanZone”, ku që nga “Football Republic”, akademia e futbollit, në shoqërinë e Dritan Shakohoxhës, zbulon kuriozitete nga më të ndryshmet, që nga lidhja e tij me sportin, ushtrimi me vrapimin prej 23 vjetësh e deri te tifoja për Partizanin. Një bisedë ku, pa dyshim, zënë vend edhe pyetje më serioze, si për shembull a u nxitua me mbylljen dhe masat shtrënguese veçanërisht për futbollin, në dritën e zhvillimit dy mujor të kësaj historie.

Mbyllja për fëmijët mendoj se ka qenë e arsyeshme, apo e nevojshme për të mos thënë e domosdoshme, sepse këtë virus nuk e njihnim. Duke mos e njohur je i detyruar të marrësh masa maksimale. Tani që e njohim më mirë, në fund të këtij kampionati apo në kampionatin tjetër do të jemi më dashamirës ndaj këtyre fëmijëve apo ndaj ekipeve të tjera në kuptimin e marrjes së masave parandaluese. Të gjithë studiuesit po bien dakord që thelbi i masave parandaluese është distanca fizike, kujdesi për duart dhe përdorimi i maskave në mjediset e mbyllura. Në një ambient ku ka pak ekspozim, mundësia për t’u infektuar është shumë e vogël.

Mesazhi i rëndësishëm për fëmijët e akademisë së Futboll Republic, janë kthyer në fushë pas disa muajsh, dhe tani marrin edhe konfirmimin e ekspertit se shumë shpejt do të kthehen të luajnë ndeshje zyrtare.

Dëshira juaj, përmes gjuhës së specialistëve do të shkojë në veshin e institucioneve dhe ju shumë shpejt do të luani. Në fund të muajit besoj se do të luani.

Një metaforë ajo që u transmetohet njëkohësisht edhe për futbollin e madh, pra Kategorinë Superiore, edhe pse doktor Pipero, është nga ata që preferon ti thotë gjërat qartë,  në lidhje me rikthimin e kampionatit.

Shpresoj që në fillim të qershorit do të fillojë, nuk ka pse të jetë i ndaluar tek ne. Ajo që do t’u kërkoja FSHF-së, skuadrave etj., është të respektojnë protokollet, sepse ende nuk kemi siguri maksimale përballë këtij virusi. Jemi më të qartë tani, dimë më shumë, por ende nuk ka siguri maksimale.  

Pas ditëve të tëra në vijën e parë të frontit të luftës kundër Koronavirusit, përballë fëmijëve këtë herë doktor Pipero luan në mbrojtje, e madje më saktë në portë, kjo po që është metaforë.

 

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...