Connect with us

Hi, what are you looking for?

Gossip

Pique bën prapakthehu, detyrohet të pranojë kërkesën e Shakirës për fëmijët

Më në fund ka një marrëveshje mes Gerard Piquesë dhe ish-partneres së tij për fëmijët e tyre. Vendi ky do të jetonin djemtë tyre, Milan dhe Sasha, përkatësisht 9 dhe 7 vjeç, kishte shkaktuar përplasje të forta mes futbollistit dhe këngëtares. Pique donte që fëmijët të qëndronin në Barcelonë, ndërsa artistja kërkonte me t’i merrte me vete në Miami.

Takimi mes Gerard Piquésë dhe Shakirës u zhvillua të hënën e kaluar dhe në këtë rast qendërmbrojtësi i Barcelonës, që tashmë ka njoftuar tërheqjen nga futbolli, ka lëshuar në qëndrimin e tij.

Milani dhe Sasha do të shkojnë me Shakirën në Miami në fillim të vitit 2023. Ata do ta kalojnë Krishtlindjen në Barcelonë, por të miturit do të jetojnë me nënën e tyre në qytetin amerikan me një regjim mjaft fleksibël vizitash, pasi Pique do të jetë në gjendje të shkojë t’i vizitojë sa herë që ai dëshiron.

 

Avokatët e Shakirës dhe Piquésë dolën para gazetarëve duke buzëqeshur pas vendimit të marrë: “Mbaruam takimin me marrëveshje të ndërsjellë”. Megjithatë, ata nuk pranuan të jepnin detaje të mëtejshme të marrëveshjes.

Të dy, Shakira dhe Gerard Pique, lëshuan një deklaratë të përbashkët herët këtë të martë.

Deklarata e Shakirës dhe Piquesë

“Ne duam të komunikojmë se kemi nënshkruar një marrëveshje që garanton mirëqenien e fëmijëve tanë dhe se ajo do të ratifikohet në gjykatë, si pjesë e një procedure thjesht formale.

Objektivi ynë i vetëm është t’u ofrojmë sigurinë dhe mbrojtjen më të madhe, dhe ne besojmë se privatësia jonë do të respektohet.

Vlerësojmë interesin e treguar dhe shpresojmë që fëmijët të vazhdojnë jetën e tyre me privatësinë e nevojshme, në një mjedis të sigurt dhe të qetë.”

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...