La Liga

Pique e pranon: Po, Messi mund të largohet falas nga Barcelona…

Lajmet e orëve të fundit për Leo Messin kanë bërë xhiron e krejt botës. Sipas tyre, ylli argjentinas mund të largohet nga Barcelona falas në fund të çdo sezoni. Ky fakt konfirmohet, gjithashtu, nga gazetat kryesore katalanase dhe spanjolle të ditës së sotme. Lajmi përforcohet më shumë nga fjalët e atyre që e njohin shumë mirë mjedisin blaugrana dhe pesë herë fituesin e “Topit të Artë”. Gerard Piqué, qendërmbrojtësi i Barcelonës, zbuloi se ai ishte në dijeni të këtij opsioni të veçantë në kontratën e kapitenit të skuadrës. Duke folur për “El Larguero”, siç raportohet nga “Mundo Deportivo”, në fakt, qendërmbrojtësi katalanas nuk ka fshehur asgjë në këtë histori: “Unë tashmë e dija që Messi mund të çlirohej vetë në fund të çdo sezoni. Ne e dimë përkushtimin e Leos ndaj Barçës, ndaj kjo nuk më shqetëson aspak. Ai fitoi gjithçka këtu, bashkë me të drejtën për të vendosur mbi të ardhmen e tij”.

Gerard Pique foli edhe për merkaton, duke fokusuar kthimin e dështuar të Neymar te Barcelona: “Ishte një “telenovelë” e kësaj vere, por tani duhet ta kthejmë faqen. Merkatoja që zgjat deri në javën e tretë të La Liga-s nuk ka kuptim”. Në fund tërheqja e tij nga kombëtarja: “Ishte vendimi im, duhet të përqëndrohem te Barça. Shpresoj që Spanja të fitojë kampionatin Europian”.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency