La Liga

Pique: Ja ç’propozuam për Neymarin, shtyrja e El Clasicos, e gabuar

Gerard Piqué dha një intervistë në programin “Lar El Larguero”, të Cadena SER, ku prezantoi dhe analizoi projektin e tij të Davis Cup. Ai foli gjithashtu edhe për tema të ndryshme që lidhen me Barcelonën, ku më kryesorja ishte ajo e mundësisë së humbur për të blerë Neymarin në verë. Qendërmbrojtësi katalan zbuloi një plan interesant të futbollistëve për të përqafuar sërish brazilianin, por që nuk ishte realizuar.

“Në futboll gjithçka mund të ndodhë. Mendoj se gjithmonë do ta ketë një derë të hapur. Ne, futbollistët, i kërkuam presidentit Bartomeu që ishim gati të preknim kontratat tona për të qenë në rregull me “Fair Play-n Financiar”. Ideja ishte që shumën që do të linim do ta rikuperonim në sezonin e dytë apo të tretë në mënyrë që të realizohej blerja e Neymarit. Më shumë sesa ulje e pagës, bëhej fjalë për gjetjen e një formule. Klubi tha se dukej mirë, por më pas u pa që do të kishte probleme të tjera.”

Pique komentoi edhe vendimin, sipas tij të gabuar, për shtyrjen e El Clasicos:

“Vendimi për shtyrjen e El Clasicos ishte i keq. Nuk ishte e nevojshme ta shtynin. U luajt Espanyol-Villarreal, Barça-Valladolid… Nëse do të kishte ndodhur gjë këtë fundjavë, kush më garanton se nuk do të ndodhë më 18 dhjetor? Situata do të jetë shumë e ngjashme. Për Ligën dhe për klubet nuk është vendimi më i mirë, sepse do jemi të detyruar ta luajmë El Clasicon të mërkurën. Ata duhet ta kishin kapur demin nga brirët dhe shërbimet e sigurisë të bënin punën e tyre.”

32-vjeçari u shpreh më tej se Barcelona është në rrugë të mbarë për të fituar gjithçka në këtë sezon, pavarësisht nisjes me luhatje. Ndërsa për kthimin e Messit në versionin e tij më të mirë, theksoi:

“Nuk më befason aspak, mendon se është më i miri i të gjitha kohërave. Gjithnjë e më shumë njerëzit mendojnë kështu.”

 

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency